Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë njoftoi se ka rritur numrin e patrullimeve në gjithë Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore. “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në mbarë Kosovën dhe vazhdon të jetë i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – që buron nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar - që të ofrojë ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.