Terreni i vështirë e rrugët ilegale ishin dy prej arsyet që dha shefi i misionit të KFOR-it, në Kosovë, gjenerali Angel Ristuccia kur u pyet për mënyrën se si ka hyrë brenda territorit armatimi e grupi terrorist që sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator. Komandanti thotë se po e bëjnë të pamundurën për të përmbushur misionin e tyre, por nuk jep detaje të tjera për shkak të hetimeve që po vazhdohen.