Top Channel/KFOR-it i vijnë autoblinda nga Maqedonia, në krye batalioni hungarez!
21/12/2021 16:14

Misioni paqeruajtës i KFOR-it, në Kosovë, njoftoi se disa makina dhe pajisje ushtarake do të hyjnë nga kufiri me Maqedoninë e Veriut dhe do të vazhdojnë nga Fushë Kosova drejt kampit në Novo Selo. KFOR kërkoi që drejtuesit e automjeteve në rrugë të cilët mund t`iu afrohen autokolonave të tregojnë kujdesin e duhur dhe respektimin e rregullave. Mjetet e rënda ushtarake do të udhëhiqen nga batalioni hungarez dhe ato do të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt në vend, thuhet në njoftim. Automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar, do të hyjnë në Kosovë nga kufiri i Maqedonisë së Veriut dhe do të lëvizin drejt kampit të Novo Selo-s në data nga 21 deri në 26 dhjetor. Gjatë vitit të ardhshëm batalioni i parë i njësive rezervë do të sigurohet nga Hungaria duke siguruar një gatishmëri shumë të lartë për KFOR-in që do të ruajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, vazhdon raporti. Gjeneralmajori hungarez, Ferenc Kajari që mori në tetor detyrën e komandantit të misionit të KFOR-it, e përshkroi atësi misionin “më të gjatë dhe më të suksesshëm” të Aleancës Veri-Atlantike.

Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08
Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45