Një ditë pasi pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë komuna paralele serbe në veri të vendit, misioni paqeruajtës i NATO-s atje, KFOR, ka rritur praninë në urën kryesore mbi lumin Ibër. Mbi urën që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë, me atë të Veriut të banuar me shumicë serbe, përveç makinave, është parë edhe një kordon i pjesëtarëve të KFOR-it. Veprimi i Prishtinës zyrtare u kritikua menjëherë nga e cila i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos hedhë hapa të njëanshëm e të pakoordinuar.