Në podkastin e Ramës “flasim”, i ftuar këtë herë ishte shqiptari që ka korrur sukses në fushën e teknologjisë, në Amerikë. Kevin Sekniqi është renditur gjithashtu në prestigjiozen Forbes. Ai është 30 vjeç dhe po konsiderohet si një nga themeluesit e start-up-et më të suksesshme në Amerikë, në fushën e Blockchain (Zinxhirët e Blloqeve), teknologjia që qëndron pas kriptomonedhave si Bitcoin. Kevin tregoi se do të investojë në fushën e teknologjisë në Tiranë, ndërsa kryeministri Rama prezantoi disa projekte të reja që do të vijnë së shpejti.