Parlamenti polak i dha dritën jeshile ndërtimit të një muri në kufi me Bjellorusinë, për të bllokuar fluksin e emigrantëve që kanë vërshuar ilegalisht në vend. Këtu muajt e fundit është shtuar ndjeshëm numri i të ardhurve sidomos nga Lindja e Mesme dhe Azia – që kanë tentuar të kalojnë kufirin ne Poloni, cka nxiti masën ekstreme të autoriteteve vendase.