Këto janë pamjet që ofroi sot Këshilli Bashkiak i Tiranës, ndërsa autori i hedhjes së dosjes me dokumente është këshilltari në radhët e Partisë së Ilir Metës, Tedi Blushi. Tensionet nisën në momentin kur Blushi që mban edhe postin e sekretarit të përgjithshëm në Partinë e Lirisë, i ndërpreu fjalën kryebashkiakut Veliaj për të vijuar më pas me xhestet.