Prej 12 ditësh nga shfaqja e gripit të shpendëve, shërbimi veteriner në qarkun e Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin e saj. Sipas mjekëve veterinerë kontrollet janë përqendruar ku ditën në vijën bregdetare nga zona e Plazhit të Vjetër deri në kodrat e fshatit Zvërnec, po ashtu edhe në fshatin Poro e në Nartë. Sinkron Demir Dervishaj, mjek veteriner Po ashtu dhe fermat e pularive nuk kanë pasur raste të virusit, ndërkohë që në Gjirokastër është shfaqur një vatër me gripin e shpendëve ku u gjetën të ngordhura disa pula, menjëherë u izolua zona dhe u groposën shpendët e ngordhur. Mjeku veteriner ka këtë apel për të gjithë banorët që kanë shpendë në oborret e tyre. Sinkron Demir Dervishaj, mjek veteriner.