Prindërit kanë nisur përgatitjet për të ti siguruar fëmijëve gjithcka ju duhet para vitit të ri shkollor, por këshillohet që pjesë e këtij procesi në familje të jenë dhe vetë të vegjlit. “Nisja e vitit shkollor duhet konsideruar gjithmonë si një proces i gëzueshëm sidomos në atë energjinë që prindërit duhet ti përcojnë fëmijëve dhe ti përfshijnë sa më shumë gjatë përgatitjeve, që do të thotë ti marrin me vete kur bëjnë blerjet shkollore, ta shikojnë shkollën a ju pëlqen, ta takojnë mësuesin paraprakisht”.