Shqipëria me ardhjen e sezonit të verës ka filluar të importojë energji për të plotësuar nevojat e saj. Janë gati 24 milion euro të harxhuara në muajin korrik, ndërsa koorporata po përpiqet të mbajë nivelin e Kaskadës në mënyrë optimale, duke e shfrytëzuar pjesërisht. KESH ka blerë energji me çmime mesatare prej 105 eurosh, deri në tre herë më ulët se e njëjta periudhë vitin e kaluar.