Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka gjatë mbledhjes së Federatës së Opozitës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e organizuar më 7 tetor në orën 18:00. Mosbindja civile, është rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë, sipas Nokës.