Kryetari i bashkisë së Venecias ka thënë se ai është në kërkim të dy personave të cilët ai i quajti ''idiotë prepotentë'' që u filmuan nga qytetarët duke bërë sërf përgjatë Kanalit të Madh . Këto janë pamjet e bëra virale, ku të rinjtë shihen duke iu shmangur mjeteve të tjera, teksa lundronin në rrugën kryesore të Venecias të enjten në mëngjes. Luigi Brugnaro, kryebashkiaku i Venecias, shkroi në tëitter se ai do ti japë një darkë kujdo që ndihmon në identifikimin e dy të rinjeve që sipas tij u tallën me qytetin.