Megjithëse është në kërkim ndërkombëtar për vrasje prej marsit të vitit të kaluar, policia vijon aksionet për arrestimin e Florenc Çapjes. Pasditen e së mërkurës policia e Elbasanit pas njoftimit të marrë nga Drejtoria e përgjithshme ushtroi kontroll te befasishëm ne servisin e Fejzulla Çapjas, babait të Florenc Çapja pasi kishte informacion se aty kishte sende të kundra-ligjshme.