Për herë të parë në Shqipëri është ndërmarrë iniciativa për krijimin e shërbimit të kërkim shpëtimit malor. Shtimi i numri të turistëve që kërkojnë të vizitojnë mrekullitë e maleve shqiptare, por edhe incidentet e shumta që kanë ndodhur kanë bërë që një grup të rinjsh alpinistë me profesione të ndryshme të krijojnë mbi baza vullnetare grupin e Kërkim Shpëtimit Malor.