60% e punëkërkuesve të papunë të regjistruar pranë Drejtorisë së Punësimit në Gjirokastër kanë arsim 9-vjeçar dhe nuk kanë kualifikim në asnjë sektor. Erald Banushi ekspert për punësimin në këtë drejtori bën me dije se ky fakt e penalizon mjaft punësimin e tyre në një kohë që të gjithë sektorët kanë nevojë për profesionistë të konfirmuar duke nisur nga sektori i shërbimeve, industria ushqimore, turizmi, transporti, ndërtimi etj.