Diskutimi në nivel ekspertësh të Këshillit të Evropës për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, prodhoi edhe një kriter tjetër. Franca ka propozuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit të sigurisë ETIAS. Në vend, një kriter i tillë vlerësohet si veprim i padrejtë dhe procesin e vizave e çon në nivel politik.