Ndërmjetësuesi në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shprehur zhgënjimin e tij me rezultatet e takimeve që pati në Prishtinë e Beograd. Ai këtë të hënë ka përsëritur kërkesën për shtensionim të situatës dhe zgjedhje të shpejta në Veri të Kosovës, pasi sipas tij tensioni mbetet i lartë.