Prishtina zyrtare po e kalon në heshtje kërkesën e ambsadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, që qeveria e Kosovës të iniciojë procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kadri Kryeziu, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pohoi për REL se kjo gjykatë nuk mund ta shqyrtojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe derisa ta dekretojë Qeveria e Kosovës.