Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Vlorë, pasi një 48-vjeçar ka shtënë me kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku policia e Vlorës është njoftuar se një shtetas po kërcënonte për jetën bashkëshorten e tij duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në fshatin Akërni. 48-vjeçari B. I., u kap në tentativë për t’u larguar me automjetin e tij.