Policia e Vlorës identifikoi dhe arrestoi personin që u bë protagonist i një skene të shëmtuar në plazhin e vjetër të Vlorës. Video u bë virale e shpërndarë nga turistet ruse të cilave u shkon afër me cadër dhe i akuzon se i kanë zënë bregun e detit. Në njoftimin e saj policia deklaron se 42-vjeçari, Klodian Hameti vuante nga probleme të shëndetit mendor ndaj u shoqërua në spitalin psikiatrik të Vlorës për trajtim mjekësor.