Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi vizitoi të premten dy komunat e pjesës veriore të Kosovës, Zveçanin dhe Zubin Potokun. Vizita erdhi vetëm disa ditë pasi liderit të PDK-së iu caktua mbrojtje e afërt nga Policia e Kosovës, si rrjedhojë e dyshimeve mbi rrezikun e shtuar pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë