Masat e ashpra që po merr prej kohësh Londra zyrtare nuk e kanë frenuar fluksin e klandestinëve që synojnë kalimin në Britani nga deti. 872 emigrantë me 15 varka të vogla e gomone kaluan La Manshin Anglez gjatë fundjavës, një shifër rekord kjo që nga fillimi i vitit. Duket se ky vërshim i emigrantëve të paligjshëm është nxitur nga kushtet e favorshme të motit në zonë këto ditë.