Mbledhja e komisionit hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS” është përfshirë nga debatet mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë. Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti kërkoi që të hiqej emri i Sali Berishës si dëshmitar që duhet thirrur në komision, duke i kërkuar Salianjit që ish-kryeministri të gjykohej si fillim nga drejtësia.