Pesë-vjeçari i keqtrajtuar nga prindërit është duke vazhduar të trajtohet në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës. Pas ndërhyrjes kirurgjike të mërkurën, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile, por shqetësim paraqet gjendja psiko-sociale e tij, për çka po merren masa.