Në Bradashesh, qytetarëve të zonës iu është rrezikuar vërtetë jeta, pasi linjat e tensionit të lartë janë këputur duke rënë shumë pranë zonës së banuar. Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se shkak për këputjen e linjës së tensionit të lartë është bërë amortizimi dhe moti i nxehtë.