Sot u inaugurua hapja e Tunelit të Murrizit, e cila do të shkurtojë në vetëm dy orë rrugën-Tiranë-Dibër dhe anasjelltas. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurim së bashku me ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët u pritën me daulle, këngë e valle nga qytetarët vendas.