Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit përmes “Facebook-ut” me ndjekësit, iu përgjigj pyetjeve për marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama kujtoi se gjatë mandatit të parë të Donald Trump në drejtimin e SHBA-së, opozita e paralajmëroi se “Trump do ta marrë zvarrë”. “Por, si vazhdoi në të vërtetë puna”, pyeti kryeministri.