Pas Dy muaj luftë, rreth 700 qytetarët ukrainas, vazhdojnë të strehohen në stacionet e ndryshme të metrosë në Kharkiv. Pranë kufirit rus, qyteti pati luftime të ashpra në fillimin e ofensivës së Moskës, por ka mbetur gjithmonë nën kontrollin e Ukrainës. "Javën e parë, njerëzit flinin njëri mbi tjetrin. Nuk kishte ndihmë humanitare. Askush nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte," tha një nga vullnetarët që ndihmon të zhvendosurit.