Komisioni Evropian rrëzoi pretendimet e Oliver Varhelyit me sqarimin e tij se nuk ka planifikuar asnjë udhërrëfyes të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet. Sqarimi erdhi pas komisioneri i zgjerimit deklaroi se Komisioni është i gatshëm që, bashkë me vendet anëtare, të përpilojë një udhërrëfyes shtesë për të zgjidhur disa shqetësime specifike. Pamjet: AFP