Komisioni Europian ka hedhur atë që cilësohet si një hap kyc drejt mundësimit të pagesave të para të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, falë miratimit në takimin e sotëm të axhendave të reformave për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Vendimi i KE-së u mor pasi shtetet anëtare të bllokut europian e dhanë OK-in e tyre për axhendat në fjalë.