Qeveria ka marrë vendimin që të konfiskojë ndërtimet e kateve shtesë. Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku sqaroi se objektet e konfiskuara do t’i administrojë shteti duke i përdorur për strehim për familjet që preken nga ndërtimet publike. Ministrja sqaroi se ndërtuesit kanë edhe një mundësi tjetër, të paguajnë gjobë për shkeljen e kryer dhe më pas ta blejnë pronën që kanë ndërtuar vetë pa leje.