Tani them që jam në shtëpi, edhe fëmijët thonë jemi 50% shqiptarë dhe 50% ukrainas. Oksana, që jeton dhe punon prej 14 vitesh në Tiranë ka mundur të tërheq, prindërit dhe motrën në Shqipëri, ndërsa familjarët e tjerë vijojnë përballjen me agresionin rus në Ukrainë. E trishtuar me luftën që vazhdon prej katër vitesh në atdheun e saj, ajo lutet për shëndetin e të afërmve.