Partia katalunase “Junts per Catalunya” ka dorëzuar sot një propozim parlamentar në Parlamentin e Spanjës ku i kërkojnë qeverisë së Spanjës që ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur. Në propozimin e partisë katalunase, thuhet se në përkrahje të përpjekjeve të bëra nga institucionet e Kosovës për të mbrojtur të drejtën për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga pozicioni refuzues dhe ta njohë menjëherë Republikën e Kosovës.