Top Channel/ “Kastrati Grup” sjell në Shqipëri francezen “Lagardère” me bekimin e Macron
17/10/2023 18:48

“Kastrati Grup”, ka nënshkruar sot në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, në Tiranë një marrëveshje të rëndësishme me konglomeratin e mirënjohur francez “Lagardère”, duke u angazhuar në përpjekje të përbashkëta për zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free, në të gjithë Shqipërinë. Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i “Kastrati Grup”, Shefqet Kastrati dhe Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të “Lagardère travel retail” (departamenti i shitjes me pakicë në Lagardère). Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky bashkëpunim vjen në kuadër të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë. Vetëm sezoni i verës ka qenë një sezon befasues, i cili solli dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë. Marrëveshja e nënshkruar mes “Kastrati Grup” dhe kompanisë “Lagardère Travel retail” konsiston në zgjerimin e aktivitetit dhe shtrirjes së shërbimit duty-free në të gjitha pikat kufitare dhe qendrat kryesore turistike në Shqipëri. Këto dy grupe angazhohen që krahas zgjerimit të rrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit, si dhe shumëllojshmërinë e produkteve. “Kastrati Grup” u themelua në vitin 1991 dhe sot zhvillon aktivitetin e tij në të gjithë rajonin e Ballkanit duke punësuar mbi 4000 punonjës. I njohur kryesisht për tregtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, “Kastrati Grup” zhvillon një aktivitet të rëndësishëm në fusha si: sigurime, ndërtim, infrastrukturë, turizëm, industri automjetesh etj. Ndrsa “Lagardère” është një grup ndërkombëtar, me qendër në Francë, i cili operon në fushën e botimeve dhe shpërndarjes së tyre, atë të dyqaneve duty- free me mbi 270 dyqane në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Spanjë, Holandë, Amerikën e Veriut etj. Gama e aktiviteteve të grupit përfshin edhe prezencën në media të rëndësishme franceze si: “Paris Match”, “Le Journal du Dimanche”, “Europe 1”, “Europe 2”, “RFM” etj.

Top News- Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet, është bërë ndërkombëtare
15/03 17:10
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Gërdecit/ 18 vite nga ngjarja, familjarët: Presim drejtësi
15/03 15:03
Top Channel/ Nafta, Berisha replikon me Ramën/ Akuzon qeverinë: Çmimi i lartë për shkak të taksave
15/03 14:49
Top News – Bie numri i lindjeve. Pandemia theksoi tkurrjen, emigracioni faktor kyç
15/03 14:44
Top Channel/ “O Zot, sa i mirë që është!”/ Qytetarja mbetet pa frymë kur takon Berishën
15/03 14:40
Top Channel/ Eksploziv makinës së policit/ Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë
15/03 14:38
Top Channel/ “Çështja Balluku është mbyllur”, Berisha i përgjigjet Ramës: Mbaron vetëm me..
15/03 14:37
Top News- 18 vite nga tragjedia e Gërdecit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
15/03 14:33
Top News- Berisha: Çështja Balluku është bërë ndërkombëtare, mbyllet vetëm me largimin e Ramës
15/03 14:07
Top News- Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Kompani shtetërore për stabilizimin e tregut
15/03 13:40
Top News- Pse po rritet çmimi i karburanteve? Tabaku: Shkak taksat dhe mungesa e konkurrencës
15/03 12:33
Top Channel/ Rama flet për ish-zv.kryeministren, e quan Ballukun…
15/03 12:26
Top Channel/ Eksploziv makinës së policit/ Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë
15/03 12:25
Top Channel/ Gjuetia me dinamit në Vlorë/ Veprimtaria e paligjshme nuk kursen as fokat
15/03 12:23
Top Channel/ Kriza e blegtorëve në Fier/Ankohen se nuk kanë treg, fermerët: Na dëmtoi edhe lagështia
15/03 12:22
Top Channel/ Luleshtrydhet i zhduku balta/ Fermerët në Fier ankohen se u përmbytën 300 dynymë sera
15/03 12:19
Top News- “Çështja Balluku e mbyllur”/ Rama flet dhe për Porto Romano: Nis shpejt
15/03 12:09
Top Channel/ Ndërron jetë foshnja 2-muajshe/ U dërgua nga Korça në Tiranë, por nuk mbijetoi
15/03 12:04
Top Channel/ Vendimi i Kushtetueses për TikTok, Rama: Si kofini pas të vjelit. Ja çfarë…
15/03 12:03
Top Channel/ PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Çështje e mbyllur
15/03 12:01
DIGITALB DIGITALB