Për herë të parë, Shqipëria është vendi pritës i Kupës Europiane të Shahut, që ka sjellë në vendin tonë edhe legjendën botërore të shahut, ish-kampionin Garry Kasparov i cili u prit në takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë takimit, kryebashkiaku kujtoi qëndrimet e mëhershme të Kasparovit si aktivist, por edhe si mbështetës i zëshëm i Ukrainës.