Komisioni i Ankesave dhe Sanksionimit në dhomë këshillimi nuk ka legjitimuar kërkesën e katër kandidatëve të PD që kërkonin rinumërim në qarkun Tiranë dhe Durrës. Sipas KAS një kërkesë e tillë legjitimohet vetëm nëse vjen përmes subjektit politik. Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja, ishin katër kandidatët që kërkuan rinumërim të votave.