Top Channel/ KAS i heq mandatin simotrës së Lapajt dhe ja jep Ana Dajkos të parës në listë
30/07/2025 15:10

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u shqyrtua ankimimi i “Shqipëria Bëhet”ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt. KAS pranoi pjesërisht kërkesën dhe vendosi të shpallë fituese Ana Dajkon, e para e listës së mbyllur. 60-vjeçarja është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko dhe kushërira e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm dhe është e vetëpunësuar. Relator i çështjes ishte Elvis Çefa. Përfaqësuesit e “Shqipëria Bëhet” kërkuan njohjen e dorëheqjeve në 11 maj, ndërsa anëtari i KAS, Ilir Rusmaili, i pyeti nëse e quajnë këtë gjë pabesi, pasi dorëheqjet u bënë pas procesit të votimit. Rusmajli: Fakti që ata kanë zgjedhur të gjithë në një mendje të japin dorëheqjen në 11 maj, nuk është një lloj pabesie nga elektoratit në vlerësimin tuaj? Njerëzit e kanë votuar këtë listë kandidatësh. Dhe dorëheqja në 11 maj nuk ka ndodhur para se të fillonte votimi, nuk ka ndodhur me një deklaratë publike të subjektit, ‘mos na votoni se ne nuk duam të na votoni’. Ka ndodhur pasi procesi kishte nisur dhe zgjedhësit nuk e kishin mundësinë ta bënin këtë dallim. Përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet”: Kjo është përgjegjësia e subjektit, nuk është pyetje ligjore Rusmajli: Avokati i kujt jeni Përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet”: Jam përfaqësues i “Shqipëria Bëhet”. Nuk është pabesi dhe nuk ka pse të jetë. Gjithsecili nga ata kandidatë që ka vendosur të tërhiqet nga gara, është vullneti i tij personal dhe nuk ka asnjë lidhje me pabesinë tonë. Më tej, KAS i cilësoi nuk dorëheqjet e kandidatëve. “KAS dëshiron të theksojë se akti i dorëheqjeve nga kandidimi i bërë ditën e zgjedhjeve nga të gjithë kandidatët e subjektit zgjedhor ankimues, në kuptim të ligjit është nul dhe nuk mund të merret në konsideratë. Edhe subjekti nuk mund të pretendojë që KQZ të miratojë një akt që në kuptim të ligjit është nul. Në këto kushte ky akt nuk krijon asnjë pasojë juridike sepse heqja dorë nga kandidimi nënkupton prishjen e listës së atij subjekti dhe kjo pasojë ligjore ka ndalimin e konkurrimit të atij subjekti në zgjedhje”, argumentoi relatori Cefa. KQZ kishte vendosur që mandatin në koalicionin e “Nismës Shqipëria Bëhet” ta marrë Kleana Xhuveli. Kandidatja e listës së mbyllur Kleana Xhuveli, e renditur e katërta, revokoi dorëheqjen dhe kërkoi të merrte mandatin. Pas kësaj, Lapaj pretendoi se mandati i takon listës së hapur, duke kujtuar se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi më datë 11 maj. Ai kërkoi të mos pranohen revokimet nga dorëheqja të kandidatëve nga lista e mbyllur, por kjo kërkesë u rrëzua nga KAS.

Top Channel/ Mesazhet e Ramës për socialistët, zbardhen 3 porositë e kryeministrit
07/04 22:19
Top News – Rama jep porositë për socialistët. Takime me qytetarët dhe fokus tek ekonomia
07/04 19:34
Top News-Sekuestrimi i pasurisë së Malltezit. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dhëndrit të Berishës
07/04 19:30
PD në krizë?/ Berisha gati planin për zgjedhjet e brendshme, nami zbulohen prapaskenat
07/04 18:38
Top News – ‘Asnjë bllokim negociatash’. Rama: Lajme të pavërteta, po ecim sipas parashikimeve
07/04 18:15
Top News – Etika kursen Ballën e Vokshin. Flamur Noka ndëshkohet me 20 ditë, Elda Hoti me 10
07/04 18:08
Top News – Balla nuk ka vendim për Spiropalin. Për Erion Braçen thotë se nuk po kritikon partinë
07/04 18:06
Top News – ‘Janë duke u hetuar nga SPAK’. PS refuzon komisionet e PD për ARRSh dhe AKSHI-n
07/04 16:36
Top Channel/ PD kundër për parqet teknologjike, Bozdo dhe Zhupa akuzojnë PS
07/04 15:16
Top Channel/ PS rrëzon komisionet hetimore, Balla përplaset me Bardhi
07/04 15:12
Top Channel/ Berisha: Ulni taksat e naftës! Qytetarët t’i bashkohen protestës më 17 prill
07/04 15:07
Top Channel/ Rama: Negociatat nuk janë bllokuar! Lançohet platformë punësimi
07/04 15:05
Top Channel/ “Të thuash që ka shumë korrupsion do të thotë të flasësh përçartë”, Rama: Dalin…
07/04 14:14
Top Channel/ “Rama mashtroi pensionistët”, Berisha: Rritja stratosferike e çmimeve po e godet…
07/04 13:44
Top Channel/ ‘Drejtorët e qarqeve i vendoste Partia’, Rama: Të gjithë ishin nën kthetrat e …
07/04 13:13
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:10
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:09
Top Channel/ ‘Falë kësaj administrate reflektohet pozitivisht’, Rama: Shpejtësi unike për integrimin
07/04 13:08
Top Channel/ ‘Ky portal krijon trasparencë’, Rama: Hapim një dritare të re për ata që duan të…
07/04 13:08
Top Channel/ ‘ Prezantimi i vendeve të lira të punës në sektorin publik’, Ibrahimaj: Portal unik…
07/04 13:06