Mbi një mijë hektarë tokë bujqësore në qarkun e Elbasanit është pushtuar nga karkaleci i cili ka dëmtuar rëndë të mbjellat. Infeksioni më i madh paraqitet në zonën e Dumresë, por vatra sporadike ekzistojnë edhe në fshatra të tjerë. Karkaleci ka dëmtuar në mënyrë të parikthyeshme të gjitha të mbjellat, ndërsa tashmë sipas fermerëve po sulmon pemëtarinë.