Dhjetëra kardiologë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë ankesa për menaxhimin e spitalit në të cilin punojnë, për këtë arsye kanë protestuar. Ata kërkojnë shkarkimin e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi për shkak të mënyrës së menaxhimit, dhe shkarkimin e shefit të Njësisë Koronare, Artan Ahmeti, pasi ky i fundit ka dhunuar fizikisht kolegun e tij por nuk u ndëshkua. Kardiologjia dhe njëkohësisht udhëheqësja e këshillit organizativ për këtë protestë, Aurora Bakalli, tha se kërkojnë shkarkimin e drejtorit për shkak të problematikave të vazhdueshme, njëkohësisht paralajmëroi edhe grevë në qoftë se kërkesat e tyre nuk do të realizohen.