Të prekurit me COVID duhet të qëndrojnë vetëm pesë ditë të karantinuar, sipas rregullave të reja të publikuara sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu. Ajo bëri me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 dhe ka rekomanduar që doza e tretë përforcuese e vaksinës të kryhet pesë muaj pas dozës së dytë.