Top Channel/ Kaprolli ‘surprizon’ turistët në liqenin piktoresk të Komanit! Shfaqet duke notuar
21/04/2025 11:40
Një skenë e rrallë ka surprizuar turistët këtë të hënë në liqenin piktoresk të Komanit.
Teksa po shijonin peizazhet magjepsëse, ata u befasuan nga prania e një kaprolli (Capreolus capreolus), i cili po notonte qetësisht në ujërat e liqenit.