Shiu i këtij mëngjesi por edhe rënia disi e temperaturave në orët e para të ditës bënë që të mendohej se tanimë hyri vjeshta, duke larguar temperaturat e larta. Por sinoptikanët e shërbimit meteorologjik ushtarak thonë se te enjten nis kthjellimi i motit dhe në fundjavë rikthehen temperaturat deri në 36 gradë Celcius.