Policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat Renea ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishte të ndodhur në muajin Gusht në Grykë Zez të Lezhës. Gazetarja Brixhilda Deda bën me dije për Top Channel se Besnik Pjetri, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të babë e bir Besnik dhe Pjetër Përjaku, është shoqëruar pak minuta më parë në ambientet e komisariatit të Lezhës, nën masa të rrepta sigurie. Pjetri, dhëndri i viktimave, ishte në kërkim nga policia e shtetit që prej fundit të muajt gusht.