Top Channel/ Kapet turku, blinte vota për LSI-në, përgjimet zbulojnë skemën e blerjes së votave
21/04/2021 15:12

Dy aktivistë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, u ndaluan nga policia për shkak se ata dyshohet të jenë përfshire në krime zgjedhore. Në përgjimet e nisura nga ana e prokurorisë së Vlorës, rezulton shtetasi turk, Abdulgfur Balikci 23 vjeç dhe Juriseld Mucaj 24 vjeç, kanë biseduar me njëri-tjetrin për blerje të votave. Dyshohet se në periudha të ndryshme, Muçaj ka marrë shuma parash nga turku Balikçi, për të marrë vota për LSI-në nga disa persona të njohur prej këtij te fundit. Në momentin e ndalimit, të dy aktivistëve, atyre u është sekuestruar një bllok, ku në të ishin shkruar 15 emrat e personave që dyshohet se do u blinin votën, po ashtu u janë sekuestruar edhe celularët për shkak se kanë pasur biseda mes tyre, që konfirmojnë veprën penale të shitblerjes se votës. Ndërkaq, hetimet e mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë së Posaçme SPAK, si organi kompetent për krimet zgjedhore. Turku Abdulgafur Balikçi, ka qenë i angazhuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe ka pasur takime te shpeshta me kandidatin për deputet, Luan Rama. Balikçi prej disa vitesh jeton në Vlorë dhe së bashku me babain e tij, kanë një klinikë dentare. Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh, ku aktivistë dhe drejtues qarqesh të LSI-së, bien në pranga për blerje të votave. Ne Pukë, pak ditë më parë u procedua penalisht drejtuesi lokal i kësaj partie, Demir Syla, si dhe u vu në pranga Vasil Shabani, i dyshuar si sekser. Atyre iu gjeten një liste me emrat e 27 votuesve në Pukë, dy fleta të ngjashme me atë të fletës së votimit dhe mbi 5 milionë lekë të vjetra, me te cilët dyshohet se do të blinin votat.

Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15
Top Channel/ Djemtë lënë babanë në morg! Krimi në Roskovec, viktimat varrosen veçmas, 9 fëmijët…
25/03 12:13
Top Channel/ Sot vendimi për portugezin Saraiva, vrau Ardian Nikulajn me llogari të Edmond Haxhisë
25/03 12:11
Top News – Për furnizim te fqinjët. Shtrenjtimi i karburanteve çon qytetarët në Kosovë e Maqedoni
25/03 12:07
DIGITALB DIGITALB