Pamjet e regjistruara nga një kamera sigurie tregojnë momentin e shpërthimit të një aparati telefonik, dhe një burrë që shembet përdhe në një treg fruta-perimesh në Bejrut. Me qindra pagerë të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen anekënd Libanit, duke eleminuar të paktën 9 persona, përfshirë një vajzë 8 vjecare, e duke plagosur 2.800 të tjerë në një sulm të sofistikuar nga distanca për të cilin grupi militant i mbështetur nga Irani menjëherë fajësoi Izraelin.