Një 36-vjeçar ra në prangat e policisë gjatë operacionit “Tempulli 2” në Durrës. Ky shtetas, banues në Lushnjë u arrestua në flagrancë, pasi nga kontrollet në automjetin që drejtonte policia gjeti dhe sekuestroi cannabis sativa. Kanabisi ishte i ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit. Ndaj 36-vjeçarit pritet të nisë hetimi nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.