Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Laçit në harkun kohor të një dite. Pas kallëzimit të shtetasit A. B., për vjedhjen e automjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, Policia reagoi menjëherë dhe organizoi veprimet e duhura për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i hetimeve, automjeti u lokalizua në Mamurras, ku u arrestua në flagrancë edhe i dyshuari F. D., 26 vjeç, banues në Laç, në momentin që po përpiqej të largohej për ta shitur automjetin në një qark tjetër.