Një specie e rrallë ka rënë në rrjetën e një anije në Durrës këtë të enjte. Krijesa ujore e njohur si peshkaqeni dem është gjigante, ndërsa peshkatarët janë frikësuar kur e kanë parë. Sipas peshkatarëve, peshkaqeni është kapur në gjirin e Durrësit, peshon 300 kg dhe është rreth 3 metra.