Top Channel/ Kapet në Belgjikë trafikanti shqiptar, Gertian Aliu, pjesë e grupit kriminal
28/05/2025 12:06
Arrestohet në Belgjikë një tjetër pjesëtar i grupit kriminal “Ura”. Policia e Shtetit njofton se ka rënë në pranga 44-vjeçari Gertian Aliu, i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.