Një anije çisternë me 22.500 ton naftë është sekuestruar nga policia në Durrës, e cila bllokoi dhe ekuipazhin e saj prej 22 personash. Anija “Grace Felix” me flamur të Liberisë do ta shkarkonte karburantin në Romano Port, porti i hidrokarbureve në zonën e Porto Romanos.